Tifozët e Shkupit dhe ata të Dinamo Zagrebit iu dërgojnë sërish “selam” serbëve

Tifozët e Shkupit dhe ata të Dinamo Zagrebit iu dërgojnë sërish “selam” serbëve

Mesazhet fyese ndaj serbëve kanë vazhduar edhe të martën mbrëma në ndeshjen e kthimit ndërmjet Shkupit dhe Dinamo Zagrebit.

Dinamo Zagrebi siguroi biletën për rrethin e tretë kualifikues në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur ekipin shqiptar nga Maqedonia e Veriut në takimin e dytë 0:1 (2:3).

Mijëra tifozë ishin prezent në shkallët e stadiumit kombëtar të Maqedonisë së Veriut në përkrahje të klubit shqiptar.

Fyerjet ndaj serbëve nuk munguan as nga tifozët shqiptarë dhe ata kroatë.

“Vrite serbin” dhe “Vdis Serbi”, ishin thirrjet që u dëgjuan më së shumti nga tifozët “Shvercerat” dhe “Bad Blue Boys”.

Kjo ishte një përgjigje ndaj tifozëve serbë, të cilët jo rrallëherë janë dëgjuar duke kënduar “vrite shqiptarin” dhe “shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur”.

Gjithashtu, tifozët nga Shkupi kanë brohoritur edhe “UÇK”, duke ju referuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Related Articles