Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është ngritur në mbi 10 mijë raste.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 10. 830 raste aktive me COVID-19 në vendin tonë.
Dje u konfirmuan 1 mijë e 853 raste të reja, derisa u raportua edhe për tre të vdekur
Gjatë 24 orëshit të fundit 840 qytetarë u shëruan.
Instituti i Shëndetit Publik ka bërë vazhdimisht thirrje për bartje të maskave në ambient të mbyllur dhe vaksinim me dozat përforcuese të vaksinës.