Gjatë ditës së djeshme, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, ka marr vendim që kontrolli i cilësisë së naftës t’i kthehet Doganës së Kosovës.
Pas këtij vendimi, ka reaguar pronari i njërës kompani e cila bënte kontrollin deri më tani.
Jakup Gashi, pronar i kompanisë “Sierra Lab”, në Prishtinë, përmes një postimi në facebook i është drejtuar ministres Hajdari për vendimin e saj.
“Rozeta Hajdari nga sot nuk do vlejnë certifikatat e trupave të autorizuara vendore, pra do vazhdojnë të pranohen certifikatat e NIS PANCEVO SERBIA. BRAVO ministre BRAVO mafia e naftës”, ka shkruar Gashi.
Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka njoftuar se ka marr vendim ta rikthej Udhëzimin Adminitrativ e ish ministrës Hykmete Bajrami të marrur në vitin 2017 për cilësinë e karburanteve të lëngëta të naftës.
Ajo gjithashtu ka njoftuar se me këtë vendim, ka anuluar edhe dispozitat kyçe të Udhëzimit Administrativ (MTI) nr. 09/2020 për kontrollin dhe cilësinë e karburanteve të lëngëta të naftës, duke theksuar se tash kontrolli i naftës i kthehet Doganës së Kosovës.