327 të shëruar dhe 153 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

327 të shëruar dhe 153 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë është raportuar për një viktimë nga virusi COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.784 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 153 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv nga komuna e Mitrovicës (47 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 106.345 raste nga 552.070 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.203 raste të vdekjes.

LEXO EDHE: Mjekët e vaksinuar: Vaksinën duhet ta marrin të gjithë, është obligim

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 327 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97.384 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.758.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

Related Articles