Kolona të gjata për të hyrë në Kosovë ka këtë mëngjes në pikë kalimi kufitar Dheu i Bardhë ku pritjet në hyrje janë deri në një orë ndërsa kolona e automjeteve është deri në 700 metra. Në dalje pritjet shkojnë deri në 35 minuta me radhën e veturave deri në 500 metra.
Gjendje më e qetë është në pikë kalimin kufitar në Merdare, ku pritjet në hyrje janë deri në 15 minuta ndërsa nuk raportohen kolona. Ndërsa në dalje pritjet shkojnë deri në 30 minuta ndërsa radha e automjeteve është 30 metra.
Në të gjitha pikë kalimet e tjera kufitare, në dalje pritjet nuk shkojnë më shumë se 10 minuta, ndërsa në hyrje në asnjërën prej tyre nuk raportohen vonesa.