Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka mbështet vendimin e Qeverisë për vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.
Ai ka vlerësuar se ky vendim është i drejtë dhe i ligjshëm.
“Vendimi për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë është i drejtë dhe i ligjshëm edhe në bazë të ligjeve vendore, por edhe atyre ndërkombëtare”, ka shkruar ai.
Reagimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Kosovës,
Vendimi për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë është i drejtë dhe i ligjshëm edhe në bazë të ligjeve vendore, por edhe atyre ndërkombëtare.
Mbështesim institucionet e vendit, organet e rendit dhe sigurisë, për zbatimin e këtij vendimi të drejtë e të ligjshëm.
Bëjmë thirrje që qytetarët serb në veri të vendit, të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë, rendin e ligjin.