Dion Morina është emri i cili premton të ardhme të ndritur në futboll.
I lindur në vitin 2007 në Gjermani, i rritur me pasionin e madh për futbollin, Dion Morina ka mahnitur me aftësitë dhe talentin e tij.
Ai luan në pozitën e qendër sulmuesit për skuadren gjermane FC Kaiserlautern dhe ka spikatur me golat e tij të shumtë, por edhe fizikun mbresëlënës perkundër moshës së re që ka, mbi të gjitha edhe gjatësinë që është shumë e nevojshme, 1.85 cm.
Në saje të numrit të goalve të realizuar, paraqitjes së mirë në fushë, përgatitjes së duhur fizike, kosovari Morina ka tërhequr vëmendjën e menaxherëve dhe klubeve të ndryshme, të cilat e shohin atë si një sulmues të së ardhmes.
Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, Morina foli për fillet e para të karrierës së tij, ku tha se po punon shumë për t’i arritur gjithashtu qëllimet e tij.
“Futbolli ka qenë që në moshë të re zgjedhja ime e parë. Kam qenë gjithmonë shumë i lidhur me të dhe kam punuar vazhdimisht që një ditë t’i shijojë rezultatet. Shpresoj që një ditë të jem pjesë e një skuadre të madhe, kam besimin e plotë një gjë e tillë edhe do të ndodhë, sidomos edhe për faktin se gjithmonë kam pasur përkrahjen e madhe të familjes në rrugën që kam zgjedhur“, tha fillimisht Morina.
Më pas, ai tregoi edhe ëndrrën e madhe që ka për të qenë pjesë e përfaqësueses së Kosovës, madje për këtë gjë nuk ka asnjë dyshim, duke mos menduar për kombëtare të tjera.
“Ëndrra ime e madhe është që një ditë të luajë për vendin tim, përfaqësuesen e Kosovës. Përfaqësimi i vendit tim është një dëshirë e kahmotshme, madje kjo më motivon për të punuar edhe më shumë. Nuk e kam menduar asnjëherë ndonjë kombëtare tjetër“, përfundoi Morina.
Duke u bazuar tek rezultatet e para që ka arritur deri më tash, punën e vazhdueshme që bën, me plotë të drejt konsiderohet futbollisti i së ardhmes, futbollist ky që mund të jetë shkëlqimi i sulmit të kombëtares ‘Dardane’.