Banorët e fshatit Smrekonicë në fushat e tyre kanë parë një gjarpër të llojit brevë, disa metra i gjatë.
Një gjarpër i tillë, sipas tyre, nuk është hasur më herët, shkruan Jepi zë.
Zvarranikun e hasi një banor i këtij lokaliteti teksa lëvizte në fusha, i cili arriti ta incizojë atë.
Pas shafqjes së kësaj gjallese, banorët kanë kërkuar kujdes nga të gjithë që dalin nëpër këtë fshat, pasi mund ta hasin kudo.