Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka shprehur habinë me Qeverinë e Albin Kurtit e cila po vazhdon të heshtë karshi veprimeve destruktive të Listës Serbe dhe qëndrimit komod të Goran Rakiqit në kabinetin e Kurtit.
Çitaku ka shkruar në faqen e saj në Facebook se është e pakutimtë të pytetet opozita se a do ta rrëzonte qeverinë aktuale me votat e deputetëve të Listës Serbe, duke theksuar se kjo listë ndodhet në bashkëqeverisje me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen.
“Paradoks tipik kosovar – po na pyesin neve opozitën a bashkëpunoni me Listen Serbe për rrëzimin e qeverisë Kurti, ndërkohë që Lista Serbe e Goran Rakic si kryetar i saj janë pjesë e Qeverisë Kurti.
Kryeministri Kurti ka shkarkuar Ministra shqiptarë për një fjalë goje, e Rakici është aty, në qeverinë e tij”, tha Çitaku.
“Çështja nuk është a do të bashkëpunojë opozita me LS, sepse një bashkëpunim i tillë nuk është në plan, çështja është pse Rakic është ende në qeveri!”, ka shkruar Çitaku.