Një foshnjë me COVID-19 është duke marrë trajtim mjekësor në Klinikën e Neonatologjisë në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Në ShSKUK janë duke u trajtuar edhe 90 pacientë të tjerë me koronavirus, dy nga të cilët ndodhen në mjekim intensiv me oksigjeno-terapi.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 22 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 12 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 4 pacientë
Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnjë
Spitali i Gjakovës, 18 pacientë
Spitali i Pejës, 13 pacientë
Spitali i Gjilanit, 8 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 1 pacient
Spitali i Prizrenit, 8 pacientë.