Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, nuk e di ende të ardhmen e mesfushorit, Frenike De Jong.
Për “TV 3”, spanjolli ka thënë se De Jongu është lojtar i madh.
“Nuk e di se çfarë do të ndodhë me Frenkie de Jongun. Deri më 31 gusht çdo gjë mund të ndodhë. Ai e di se çfarë mendoj unë dhe çfarë dëshiron dhe ka nevojë klubi. Sigurisht që po mbështetem tek ai, ai është një lojtar i madh”, u shpreh Xavi.
Ndërkaq, presidenti i Barçës, Joan Laporta, ka insistuar se dëshiron që holandezi të qëndrojë në klub.
“Frenkie de Jong është një lojtar i Barcelonës me cilësi të lartë dhe ne duam që ai të qëndrojë. Me të dhe bashkëlojtarët e tij, ne kemi një mesfushë shumë të fuqishme. Ai ka oferta, por ne duam që ai të qëndrojë dhe ai gjithashtu dëshiron të qëndrojë”, tha Laporta të dielën.
Megjithatë, vazhdimisht është raportuar se Barcelona është e hapur për ta shitur 25-vjeçarin në mënyrë që të siguroi mjete financiare që i duhen urgjentisht klubit.
Për De Jongun interesimin më të madh e ka shfaqur Manchester Unitedi.