Arrihet marrëveshja për “divorcin”, Interi kursen pagën e majme të sulmuesit

Arrihet marrëveshja për “divorcin”, Interi kursen pagën e majme të sulmuesit

Pas tri sezonesh si zikaltër, mbyllet aventura e Alexis Sanchezit tek Interi. Palët kanë vendosur të ndahen duke zgjedhur zgjidhjen e kontratës që skadon pas një viti.

Sulmuesi anësori nuk ishte më pjesë e planeve teknike të Inzaghit dhe klubi zikaltër e ka çliruar veten nga një pagë e rëndësishme prej 7 milionë eurosh neto në sezon.

“Martesa” e Sanchezit me Interin përfundoi me 20 gola në 109 paraqitje, duke fituar një titull kampion, një Kupë të Italisë dhe një Superkupë të Italisë. Tani për ish-anësorin e Barçës interesohet Olimpiku i Marsejës.

Komunikata e Interit:

“FC Internazionale Milano njofton se ka arritur marrëveshjen për zgjidhjen konsensuale të kontratës së sulmuesit kilian Alexis Sanchez. Klubi dëshiron të falënderojë Alexis për tri sezonet e tij si zikaltër, që kulmuan me fitimin e tre trofeve dhe i uron atij më të mirat për pjesën tjetër të karrierës.”

Related Articles