Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar të gjithë përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributive se afati i paraqitjes fizike në objektet e Departamentit të Pensioneve në regjionet ku jetojnë apo vizitës mobile nga zyrtarët e këtij Departamenti (për personat me probleme shëndetësore) do të përfundojë me datë 12.08.2022.
Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për media nga Ministria e Financave.
MF-ja ftoi të gjithë përfituesit e këtyre skemave të kryejnë këtë obligim ligjor dhe të bëhet verifikimi i tyre.
“Përndryshe, çdo përfitues që nuk e kryen këtë obligim ligjor dhe nuk është i lajmëruar brenda 6 muajve të fundit të këtij viti pranë Departamentit të Pensioneve, do të pezullohet nga pagesa sipas procedurave ligjore”, thuhet në kumtesë.