Republika e Kosovës mund ta regjistrojë një sukses të madh në aspektin diplomatik, pasi pavarësia e saj mund të njihet nga Ukraina, raporton Gazeta Enigma.
Drita e gjelbër iu është dhënë Kosovës nga deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko i cili ka njoftuar se e ka dorëzuar në Kuvendin e Ukrainës në Kiev projektligjin me anë të të cilit vendi i tij duhet ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Analistët kosovarë për çështje ndërkombëtare po e konsiderojnë këtë gjë sukses për Kosovën, duke e marrë parasysh se Ukrainë prej 24 shkurti të këtij viti është duke u përballur me agresionin rus.
Analisti, Dritro Arifi po e cilëson favor për Kosovën gjendjen në të cilën gjendet Ukraina, sepse nëpërmjet kësaj përveç vendeve tjera, Ukraina është falënderuese edhe për Kosovën.
“Situata e krijuar i ka detyruar disa ligjvënës atje që të diskutojnë rreth mundësisë së njohjes së Kosovës sepse me njohjen e Republikës së Kosovës hiqen dilemat e paralelizmit mes Kosovës dhe Donbasit dhe Krimesë sepse këto janë vende të pushtuara nga një ushtri e huaj. Prandaj, situata e krijuar në Ukrainë është në favor për njohjen e Kosovës”, thotë Dritro Arifi për Gazetën Enigma.
“Të gjitha vendet që iu kanë bashkangjitur kundër agresionit rus, Ukraina është falënderuese edhe për Kosovën”, ka thën Arifi për Gazetën Enigma, duke theksuar se kjo është një ndër arsyet e forta se pse Ukraina duhet ta njohë Republikën e Kosovës.
Arsyet e tjera se pse Ukraina duhet ta njohë Kosovën
Arifi thotë se Ukraina duhet të solidarizohet me botën perëndimor, sepse sipas tij Kosovën e kanë njohur fuqitë më të rëndësishme perëndimore, siç janë; SHBA, BE, Kanadaja dhe Britania e Madhe.
Në arsyen e dytë, Arifi thotë se Ukraina në njohjen e Kosovës e respekton edhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare ne Hagë, ku sipas tij verdikti ka qenë që shpallja e Pavarësisë së Kosovës ka qenë konform me rregullat e së drejtës ndërkombëtare.
“Të solidarizohet me botën perëndimore sepse Kosovën e kanë njohur sidomos fuqitë më të rëndësishme perëndimore, siç janë; SHBA-ja, BE-ja, Kanadaja, Britania e Madhe”.
“Ukraina në një farë mënyre në njohjen e Republikës së Kosovës e respekton edhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, ku verdikti ka qenë që shpallja e Pavarësisë së Kosovës ka qenë conform me rregullat të së drejtës ndërkombëtare dhe kjo do ta hiqte at dilemën e paralelizmit Kosovë me rajonet e DonBasit dhe Krimesë sepse ato rajone janë pushtuar nga një ushtri”, shtoi Arifi.
Projektligji u dorëzua, por sa janë gjasat që Republika e Kosovës të njihet nga Ukraina?
“Është e vështirë të parashikohen gjasat sepse kjo varet prej rrethanave të cilat lëvizin për me rëndësi rezoluta është dërguar në Kuvend, dhe si rrjedhojë i mbetet parlamentit ukrainas që të debatojë qeverisë së bashku me Presidentin që ta marrin një vendim të tillë”, thotë analisti, Dritro Arifi.
Por, sipas tij nëse kështu vazhdon, gjasat janë të mëdha që Ukraina ta njehë Kosovën. Ai thekson se “Kosova ka marrë dritën e gjelbër edhe nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë që gjithçka ka qenë konform rregullës të së drejtës ndërkombëtare për pavarësi për vetëvendosje”.
Deputeti ukrainas Goncharenko mëton se ideja e tij për njohje të Kosovës po gjen më shumë përkrahje sesa kundërshtime dhe është një nga temat më të diskutuara publike në Ukrainë.
“Kam deklaruar se Ukraina duhet ta mbështesë Kosovën mbase edhe ushtarakisht nëse ka nevojë. Pastaj pranova shumë porosi gjithandej nga serbët përfshirë disa kërcënime. Por mua nuk më bëhet vonë, rusët dy herë deri tani kanë planifikuar të më vrasin, e një herë të më kidnapojnë. Kështu që këto kërcënime janë thjeshtë asgjë”.
Goncharenko, shton se krahasimi i rastit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga Moska për të arsyetuar pushtimin e territoreve ukrainase s’qëndron assesi.
“Në përgjithësi Serbia po vepron si vegël e Putinit kështu që kjo s’është punë e madhe. Krejt bota po e kupton e po e sheh që po ndodh një pushtim i qartë në vendin tonë një pjesë e të cilit është okupuar dhe aty po kryhet gjenocid. Kështu që situata te ne nuk është e njejtë me Kosovën” shtoi ligjvënësi që foli nga qyteti Odesa, aty edhe ku jeton me familje.
Ndryshe, Kosova është e njohur nga 116 nga gjithsej 193 shtete anëtare të OKB-së. Është e njohur nga 3 nga gjithsej 5 shtete anëtare të përhershme të KS të OKB-së. Është e njohur nga 5 nga gjithsej 10 shtete të përkohshme të KS të OKB-së. Është e njohur nga 23 nga gjithsej 28 shtete të Bashkimit Evropian. Është e njohur nga 26 nga gjithsej 30 shtete të NATO-s. Është e njohur nga 36 nga gjithsej 56 shtete të OSBE-së. Është e njohur nga 34 nga gjithsej 47 shtete të Këshillit të Evropës. Është e njohur nga 32 nga gjithsej 57 shtete të Kooperimit Islamike. Është e njohur nga 10 nga gjithsej 22 shtete të Ligës Arabe. Është, poashtu e njohur nga të gjitha vendet e 57.
Shtete që e kanë njohur deri më tani Kosovën përbëjnë 72.53% të PBB-së botërore. /Gazeta Enigma/.