Gjilan: Vdes një person duke prerë drunjë

Gjatë ditës së sotme në fshatin Burincë të komunës së Gjilanit, një person ka ndërruar jetë teksa ishte duke prerë drunjë.

Rastin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se një person teksa ishte duke prerë drunjë, një lis e ka zënë një person teksa ishte duke prerë drunjë, ku viktima nuk mundi t’i përballojë lëndimeve dhe nga mjeku kujdestar ishte konstatuar se personi në fjalë kishte ndërruar jetë.

“Ju njoftomë se sot me datën 09.08.2022 rreth ores 16:53 kemi pranuar informatë se në fshatin Burincë – komuna Gjilan personin shqiptar shtetas i kosovës (1983 ) me vendbanim në komunë të Kaqanikut ishte duke prerë drunjë , në një moment një lis  e ka zënë duke I shkaktuar lëndime të rënda trupore. Nga lëndimet e marrura rreth ores  18:00 mjeku kujdetar në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e personit, janë njoftuar njësite relevante për tu marrë me rastin.. Me urdhër të prokurorit të shtetit kufoma do të dërgohet në IML. Ky rast i rëndë është duke u hetuar nga policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale”, tha Hashani.

Related Articles