Manchester City ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të majtë të Arsenalit, Kieran Tierney.
Sipas asaj që bën të ditur Mirror, skocezi bën pjesë në listën e ngushtë të dëshirave të Pep Guardiolas.
25-vjeçari, përkundër që pati lëndime të shpeshta, bëri paraqitje solide në sezonet që lamë pas.
Arsenali e konsideron shumë të rëndësishëm mbrojtësin, mirëpo kjo nuk po i pengon “Qytetarët” që të tentojnë nënshkrimin me të.
Ai ka kontratë me londinezët deri në vitin 2026.
Vlera e tij në treg, sipas Transfermarkt, është diku rreth 32 milionë euro.