Ka rënë numri i pacientëve të trajtuar me COVID në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.
Një foshnje aktualisht po trajtohet nga ky virus në klinikën e neonatologjisë.
Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se duke u bazuar në raportet e datës 12 gusht 2022 në ShSKUK janë të spitalizuar 62 pacientë me Covid-19.