Hamza takoi ish krerët e UÇK-së në Hagë: Folëm gjerë e gjatë për Kosovën

Hamza takoi ish krerët e UÇK-së në Hagë: Folëm gjerë e gjatë për Kosovën

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka njoftuar se ka vizituar ish-krerët e UÇK-së, të cilët po mbahen tash e një kohë në Gjykatën Speciale.

Hamza tha se ishte një ndër vizitat emocionale, derisa njoftoi se të gjithë ushtarëte ishin mirë.

“Sot, në Hagë, pata një ndër vizitat më emocionale të jetës time. Takova Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Aty takova edhe Rexhep Selimin dhe Hysni Gucatin.Të gjithë ushtarët e lirisë ishin mire”, ka shkruar ai.

“Lufta mbrojtëse e popullit të Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër andaj kurrë më krenarë se sot nuk i pashë edhe në këtë betejë të tyre. Me besimin e pa thyer që shumë shpejt do të jenë pranë nesh, të lirë siç u takon, u çmallëm e folëm gjerë e gjatë për Kosovën që aq shumë e duan”.

“Luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk do të mundet kurrë askush t’i vë damkë”, ka shkruar Hamzi.

Related Articles