Kohëve të fundit në kufijtë e Kosovës janë parë radhë të gjata të automjeteve për të hyrë dhe dal nga vendi, mirëpo sot në dy pika kufitare pritje më të gjata janë vetëm në dalje.
Sipas një njoftimi të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), qytetarët janë diku pritur për të dal përmes kufirit Dheu i Bardh rreth një orë, ndërsa kolona e automjeteve është 500 metra.
Ndërkaq në pikë kalimin kufitar në Merdare, qytetarët janë duke pritur mbi një orë për të dal nga Kosova dhe kolona e automjeteve është 700 metra.
Ndërsa, në pikën kalimin kufitar Jarinjë dhe Muçibabë pritjet për të dal janë 10-15 minuta.