Gjilani fiton me përmbysje ndaj Ferizajt, Solomon hero i “Skifterave”

Gjilani fiton me përmbysje ndaj Ferizajt, Solomon hero i “Skifterave”

SC Gjilani ka shënuar fitore dramatike ndaj FC Ferizajt me rezultat 3-2 në kuadër të xhiros së parë në Superligë, shkruan Gazeta Enigma.

Ndeshja nisi më mirë për vendasit duke kaluar në epërsi në minutën e 33-të me Mevlan Zekën pas asistimit të Përparim Islamit.

Mysafirët e barazuan rezultatin në minutën e 44-të me Ramadanin.

Ferizaj kaloi në epërsi në minutën e 49-të me një gol të bukur të Betim Haxhimusës.

Gjilani u rikthye në lojë në minutën e 83-të me golin e Solomonit i cili u asistua nga Përparim Islami. Golin e fitores e shënoi Solomon në minutën e 90+3 pas asistimit të Albert Dabiqajt.

Related Articles