Trajneri i Ferizajt të rikthyer sivjet në Superligën e Kosovës në futboll, debutoi me disfatë në ndeshjen e parë të edicionit të ri 2022/23.
Ferizaj u mposht në udhëtim te Gjilani me rezultatin 3:2, në fundin e ndeshjes.
Skuadra ferizajase pranoi gola në fundin e ndeshjes, të cilat u vlerësuan se erdhën si pasojë e gabimeve të futbollistëve mysafirë.
“Gjilani luajti mirë si gjithmonë. E uroj për fitoren dhe e uroj për suksese në vazhdim. Ne gabuam. Ishin gabime njerëzore. Në përgjithësi isha i kënaqur me lojën dhe i përgëzoj djemtë për paraqitjen. Morëm golat nga ndërprerjet, por kjo është pjesë e lojës së futbollit”, u shpreh Morina pas përfundimit të takimit.