Zekirija Ramadani i kënaqur me fitoren ndaj Ferizajt

Zekirija Ramadani i kënaqur me fitoren ndaj Ferizajt

Karakteri i shfaqur nga lojtarët e Gjilanit ka bërë që të arrihet fitorja në fund, ka thënë trajneri Zekirija Ramadani.

Gjilani të shtunën fitoi 3:2 në shtëpi ndaj Ferizajt në ndeshjen e parë të sezonit në stadiumin me bar sintetik në Gjilan.

“Lojtarët shfaqën karakter në fushë. Kemi bërë disa gabime, por mendoj se brenda javës do i përmirësojmë. Pa gabime nuk ka futboll. Nuk duhet të pranojmë gola të lehtë. Po i quaj të lehtë sepse ishim në epërsi numerike dhe përsëri pranuam gola. Por, kjo është puna jonë. Tre pikët ishin objektivi kryesor. Edhe tifozët i gëzuam me këtë fitore dhe i falënderoj për mbështetjen. Pritshmëritë janë tre vendet e para. Për ta arritur vendin e dytë apo të tretë, ne duhet të luftojmë për vendin e parë. Nuk duhet të fluturojmë me mend sepse do të ishte dëshpërim i madh. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Të vazhdojmë ndeshje pas ndeshje. Vetëm kështu mund të dalim të suksesshëm në fund të sezonit”, deklaroi Ramadani.

Related Articles