H.M dhe G.B dyshohet ta kenë futur me forcë në makinë një vajzë 18 vjeçare të cilën për rreth dy orë e kishin dërguar në një lokacion të panjohur, ku ia kishin mbyllur sytë dhe gojën e më pas e kishin liruar.
E njëjta me të shkuar në polici përpos këtij rasti, rrëfeu edhe që muaj më parë ishte dhunuar nga 34 vjeçari B.M.
Organet e rendit menjëherë pas deklaratës së viktimës arrestuan tre të dyshuarit.
Televizioni merr vesh se 18 vjeçarja fillimisht ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës e më pas është transferuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.