Një program i një mediumi zviceran, ka zbuluar personin i cili ka paralajmëruar Zyrën Federale të Policisë (FedPol) se disa individë, kishin plane për të vrarë ish-raportuesin e KE-së, Dick Marty.
”Burri është rreth të pesëdhjetave, ka lindur në Kosovë. Ai punoi për shërbimet e inteligjencës jugosllave në vitet 1990 para se të bëhej një agjent i dyfishtë, një “mi” në zhargonin e kriminelëve”, specifikon mes tjerash mediumi.
Sipas hetimit të tyre, FedPol ka bërë një gabim kur detyroi informatorin e këtij rasti, të strehohej në Zvicër.