Aksident në Tiranë, ngasësja godet tre këmbësorë

Aksident në Tiranë, ngasësja godet tre këmbësorë

Një aksident trafiku ka ndodhur në Kodrën e Diellit në Tiranë, ku një ngasëse ka goditur me veturë tre këmbësorë.

Të lënduarit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, raporton Top Channel.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

“Më datë 15.08.2022, në afërsi te ‘Kodra e Diellit’, shtetasja D. G., 29 vjeçe, duke drejtuar mjetin, ka aksidentuar këmbësorët B. H., 60 vjeç, V. H., 57 vjeçe dhe A. T., 27 vjeçe, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Articles