Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka deklaruar se 1 shtatori do të jetë ditë normale në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai madje për BBC serbe, nuk ka përjashtuar mundësinë edhe të një marrëveshjeje tjetër në takimin e ardhshëm me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.
”1 Shtatori do të jetë një ditë normale në pikat kufitare – ose do të nxjerrim dokumente hyrje-dalje, ose të dyja palët do t’i anulojnë ato”, tha Kurti.
”Prishtina do të vazhdojë fushatën për ndërrimin e targave, Beogradi është i shqetësuar sepse mendon se njerëzit do ta pranojnë”, ka thënë kryeministri Kurti mes tjerash