Vetura e vjedhur e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu është gjetur nga policia shqiptare në Shqipëri, derisa dyshohet se u vjedh në Kosovë në parkingun e ministrisë.
Kështu kanë bërë të ditur për Gazetën Infokus burime të mirë informuara brenda Policisë së Kosovës të cilët kanë deklaruar po ashtu se dyshohet që brenda veturës janë gjetur dokumente e materiale të procedurave të prokurimit të ministrisë, shef i të cilës është Aliu.
Sipas të njëjtit burim vetura zyrtare është gjetur nga policia në Shqipëri, dhe brenda veturës është konfiskuar edhe diçka e jashtëligjshme çka edhe dyshohet se ka zgjatur procedurat e kthimit të veturës së ministrit në Kosovë.
Vetura e të parit të Infrastrukturës po vazhdon të mbahet nga policia e Shqipërisë, derisa po përgatitet një raport i detajuar se si është gjetur vetura nga policia shqiptare dhe çfarë është konfiskuar brenda saj, raport ky që pritet ti dorëzohet policisë së Kosovës.