Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje pasdite në Prishtinë, ku një grua dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj.
Bëhet e ditur se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi në furrën e bukës ‘Qerimi 1’ në rrugën ‘Ferat Dragaj’, ndodhet një person që dyshohet të jetë në rrezik për jetën.
Ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur në personin në fjalë, e cila kishte pësuar lëndime si pasojë e therjes me thikë dhe i kanë ofruar asaj ndihmën e parë mjekësore dhe më pas është transferuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet policore, ku sipas informacioneve të para dyshohet se 42-vjeçarja ka tentuar të kryejë vetëvrasje.
Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’, ndërsa viktima ndodhet jashtë rrezikut për jetë.