Dalin pamje nga takimi Kurti-Vuçiq

Dalin pamje nga takimi Kurti-Vuçiq
Tashmë ka filluar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Në takim përveç dy liderëve të te dy vendeve do të marrin pjesë edhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, si dhe i Dërguari i Posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak.

Nga fillimi i takimit janë shpërndarë fotografi.

Përndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë ka folur për takimin që ka mbajtur në Bruksel me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Përveç Escobar dhe Lajçak, gjatë ditës së djeshme i pari i qeverisë së Kosovës është takuar edhe me Sekretarin e Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Related Articles