Kosova mund t’i kërkojë shteteve të treta të ofrojnë garanci për mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së

Kosova mund t’i kërkojë shteteve të treta të ofrojnë garanci për mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së

Shteti i Kosovës mund t’i ndihmoj mbrojtjes për marrjen e një garancie nga një shteti i tretë, për mbrojtjen në liri të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.

Kështu ka thënë për Demokracia.com, Taulant Hodaj, avokat i akredituar i Gjykatës Speciale. Një gjë të tillë sipas Hodës, Kosova mund ta bëjë nëse i kërkohet nga mbrojtja. Duke shtuar se duhet të kenë kujdes që çdo veprim në raport me Gjykatën Speciale të bëjnë në përputhje me ligjin dhe rregulloren.

“Nëse kërkohet nga mbrojtja, shteti i Kosovës mund t’i ndihmojë mbrojtjes për marrjen e një garancie nga një shtet i tretë. Por duhet të kenë kujdes që çdo veprim në raport me Gjykatën Speciale të bëjnë në përputhje me ligjin dhe rregulloren. Duhet t’i evitojnë gabimet nga e kaluara kur shteti ka bërë veprim të njëanshme dhe që të gjitha thuajse tani shfrytëzohen nga prokuroria për mbajtën në paraburgim të e akuzuarve. Pra mbrojta e të akuzuarve duhet të udhëheq procesin dhe shteti i Kosovës mund t’ju ndihmoj atyre nëse ata e kërkojnë një ndihmë të tillë”, ka thënë Hodaj.

Ndërsa, njohësi i çështjeve Juridike, Ehat Miftarja ka thënë për Demokracia.com se Kosova si vend i tretë sipas së drejtës ndërkombëtare penale, në të ardhmen mund të ofroj garancë për të akuzuarit e Hagës.

“Kosova si vend i tretë sipas së drejtës ndërkombëtare penale mund të ofroj garanca për të akuzuarit e Hagës. Është fakt notor, se Kosova është vend i tretë. Me vet faktin se Kosova ka deleguar sovranitetin ne Mbretërinë Holandeze, lidhur me Gjykatën Speciale, e bën Kosovën automatikisht vend të tretë”, potencoi Miftaraj.

Por që, sipas tij, kjo nuk mund të bëhet në këtë fazë, pasi “Gjykata Speciale nuk ka kërkuar garancione dhe institucionet e Kosovës nuk mund të japin garancione të tilla në këtë fazë”.

“Përderisa në këtë fazë nuk ka kërkese eksplicite nga Gjykata Speciale, edhe autoritet në Kosovë nuk mund të veprojnë dhe të ofrojnë një garancë të tillë, pa paragjykuar mundësinë që kjo të ndodh në të ardhmen”, ka thënë Miftaraj.

Ndryshe gjatë javën së kaluar në media u raportua se Austria dhe Kroacia kanë ofruar garancë për mbrojtjen në liri të ish- krerëve të UÇK-së, por një gjë e tillë u mohua nga vetë këto shtete. Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq ka thënë gjatë ditës së djeshme për media se nuk mund të ofrojë garanci për ish-homologun e tij, ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

“Kjo është e pamundur, nuk mund të jap garanci të tillë sepse kjo nuk është kompetencë e imja”, ka thënë ai duke iu u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitës në qytetin kroat, Sisak.

Kujtojmë se në tetor të vitit 2020, Gjykata Speciale për hetimin e krimeve të kryera gjatë luftës së Kosovës, kishte konfirmuar aktakuzën ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, nën dyshime për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë në 1998 dhe 1999. Ata po mbahen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit të kaluar, shkruan demokracia.com

Related Articles