Gazetari Gianluca Di Marzio shkruan se Interi e ka refuzuar ofertën e re nga Paris Saint-Germain për Milan Skriniar në takimin e mbajtur sot.
Gjigantët e Ligue 1 janë në kërkim të mbrojtës të ri në javët e fundit të afatit kalimtar, diçka e konfirmuar publikisht nga trajneri Christophe Galtier në një konferencë për shtyp dhe një nga objektivat e tyre kyçe është Skriniar.
PSG ishte lidhur me 27-vjeçarin sllovak në fillim të kësaj vere dhe tani ka rindezur interesimin e tyre.
Di Marzio shkruan se drejtuesi i PSG-së, Antero Henrique u takua me drejtuesit e Interit sot në Milano për të diskutuar për një marrëveshje për Skriniar.
Gjigantët francezë ofruan sërish 50 milionë euro plus shtesa për qendërmbrojtësin, diçka që u refuzua menjëherë nga Nerazzurrët.
#Calciomercato #SerieA | L'@Inter ha deciso di togliere #Skrinar dal mercatohttps://t.co/x0B5cHmbYc— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) August 19, 2022
Interi ka informuar agjentët e Skriniar për qëllimet e tyre për të rinovuar kontratën e tij, duke ia rritur pagën në bazë të rëndësisë së tij për klubin.