Borussia Dortmundi ka pësuar humbje befasuese në shtëpi të shtunën nga Werder Bremeni në xhiron e tretë të Bundesligës gjermane.
Dortmundi pësoi 3:2.
Ndonëse Dortmundi ishte në epërsi prej 2:0 me golat e shënuar nga Julian Brandt (45+2’) dhe Raphael Guerreiro (77’), në fund pësoi humbje. Të tre golat Werderi i shënoi në çastet e fundit të ndeshjes, madje dy prej tyre në minutat shtesë. Golat u shënuan nga rezervistët.
Lee Buchanan realizoi fillimisht në minutën e 89-të për 2:1, ndërsa rezultatin në 2:2 e barazoi Niklas Schmidt (90+3’). Oliver Burke (90+5’) realizoi golin e fitores për Werderin në fund të ndeshjes.
Pas tri ndeshjeve Dortmundi i ka gjashtë pikë, ndërsa Werderi i ka 5 pikë.