Deputetët e Parlamentit të Kilit do i nënshtrohen testit të drogës. Kjo pas videove të publikuara të kryeministres finlandeze, e cila shihej duke festuar në klubet e natës.
Shumë qytetarë në Finlandë dyshuan se ajo mund të ishte e droguar, por ajo tha se ishte thjesht duke u argëtuar.
Deputetët në Kili pritet t’i nënshtrohen testit të drogës dy herë gjatë mandatit 4-vjeçar.
Ata pritet të testohen rastësisht për përdorimin e lëndëve narkotike në ditët në vijim.
Propozimi për ta bërë atë të detyrueshëm për të gjithë ligjvënësit u miratua muajin e kaluar, pavarësish kritikave nga disa ligjvënës.
78 deputetët e parë kilianë që do të testohen për konsumim droge u zgjodhën në mënyrë rastësore këtë javë.
Testimi pritet të përmirësojë transparencën e punës së parlamentit.
Propozimi i miratuar thotë se të gjithë deputetët do të duhet të testohen dy herë gjatë çdo mandati katërvjeçar dhe të gjitha rezultatet pozitive do të bëhen publike në media./abcnews.al/