Hyseni pyet: Në emër të cilit ideal po e durojmë qeverinë Kurti?

Hyseni pyet: Në emër të cilit ideal po e durojmë qeverinë Kurti?

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Zgjim Hyseni ka kritikuar qeverinë për reduktimet e rrymës që kanë filluar tash e disa ditë në Kosovë.

Në reagimin e Hysenit në Facebook, thuhet se ka kuptim të durohen edhe reduktimet, edhe gabimet, edhe rrudhja e shpenzimeve e rritja e çmimeve, por ka shtruar pyetjen se pse po bëhet kjo?

“Cila është ajo shenjë që po vjen nga e ardhmja? N’emën t’cilit ideal jemi tuj duru?”, ka shkruar Hyseni.

Ky është postimi i tij:

Ka kuptim me i duru edhe reduktimet e terrin; ka kuptim edhe mos me u ngute ne pritje te efekteve te menjehershme; ka kuptim edhe me i fale do gabime amatore; ka kuptim me i rrudhe shpenzimet perballe rritjes se cmimeve pa ba asnje za; ka kuptim edhe vuajtja ma e rande: njerezit kane dite me mbajte greve urie deri ne vdekje.
Vec duhemi me ngadale gjanat me i thirre n’emnin e vet. Kjo quhet sakrifice. Sakrifica eshte gjithmone n’emen t’ardhmes. Aq e dashur dhe e rendesishme eshte kjo e ardhme sa bejme balle ta demtojme edhe veten per te.
PSE? Cili eshte premtimi? Cila eshte ajo shenje qe po vjen nga e ardhmja? N’emen t’cilit ideal jemi tuj duru?
Cka na pret mas reduktimeve? Nje fyerje me joystick nga Rizvanolli; nje fyerje me qebe nga Kurti; ose ma seriozisht, nje poshterim me temel nga Hekuran Murati.
Nuk ka kurgjo anej, eshte vec nje humnere qe s’po guxojna me kqyre. Se normal, po duhet me u kape dikun. 

Related Articles