Drita e ka gjetur fitoren e parë kampionale, teksa në kuadër të xhiros së dytë në “Albi Mall Superligën e Kosovës” e ka mposhtur në shtëpi ekipin e Dukagjinit me rezultat minimal 1-0, raporton Gazeta “Enigma”.
Golin e vetëm në ndeshje e ka realizuar sulmuesi Marko Simonovski në pjesën e dytë të lojës.
‘Bardhekaltërit’ që po i zhvillojnë ndeshjet në stadiumin ndihmës me bari sintetik në Gjilan kanë patur një mesazh solidarizues për popullin e Ukrainës para takimit.
Përmes një baneri të shfaqur në mesin e fushës ata kanë shfaqur mbështetje për ukrainasit të cilët ndodhen në luftë të hapur me Rusinë.
Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që klubet kosovare solidarizohen me popullin ukrainas që nga fillimi i luftës me Rusinë. /Gazeta Enigma/