Zelanda e Re do të bëjë ndryshime të përkohshme në rregullat e saj për marrjen e vizave të punës, në kërkim të mijëra punëtorëve shtesë për të plotësuar mungesën e fuqisë punëtore, tha të dielën Ministri i Emigracionit, Michael Wood.
Wood tha se qeveria po synonte të dyfishonte përkohësisht numrat sipas skemës së vizave të punës.
Skema e vizave i lejon njerëzit të hyjnë dhe të punojnë nga Zelanda e Re për një periudhë deri në 12 muaj.
Duke hapur më shumë vende për viza pune, Zelanda e Re pret 12,000 punëtorë shtesë gjatë vitit.
Michael Wood tha se do të ketë lehtësim të rregullave për imigrantët e aftë në sektorë kyç si kujdesi për të moshuarit, ndërtimi, infrastruktura, përpunimi i mishit, ushqimet e detit dhe turizmi.
Shkalla e papunësisë në Zelandën e Re mbetet në nivelet më të ulëta rekord, me rreth 3.3 përqind në tremujorin e dytë, nga prilli në qershor.
Pagat e sektorit privat u rritën në të njëjtën kohë në 3.4 përqind, rritja më e shpejtë në 14 vjet, raporton DW.