SC Gjilani dhe Malisheva do të përballen në kuadër të xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në futboll.
SC Gjilani në krye me Zekirija Ramadanin kërkon fitoren e dytë pas fitores në xhiron e kaluar ndaj FC Ferizajt.
Kurse Malisheva do ta ketë ndeshjen e parë në këtë sezon, pasi ndeshjen e parë ndaj Ballkanit nuk e ka zhvilluar me kërkesë të suharekasve për shkak të lojës në garat evropiane.
Gazeta Enigma ua sjellë formacionet e të dy skuadrave qe do të paraqiten sot me fillim nga ora 17:00 në stadiumin me bari sintetik në Gjilan. /Gazeta Enigma/