Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përmes një reagimi në faqen e saj zyrtare ka kritikuar ashpër liderët shtetëror për, siç thuhet në reagim, deklarata që mbjellin frikë e pasiguri tek qytetarët.
Në reagimin e AAK-së thuhet se temat për luftën, për dimrin e vështirë energjetik e për vjeshtën e rëndë shëndetësore, nuk duhet të ekzistojnë në fjalorin e kryeministrit dhe të ministrave.
“Temat për luftën, për dimrin e vështirë energjetik, për vjeshtën e rëndë shëndetësore, nuk duhet të ekzistojnë në fjalorin e kryeministrit dhe ndonjërit ministër të kabinetit qeveritar. Këta të fundit janë me ofru zgjidhje për secilën temë”, thuhet në reagimin e AAK-së.