Kryetarët e katër komunave veriore të Kosovës, Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit në orën 12:00 do të mbajnë seancë të përbashkët.
Në seancën e cila do të mbahet në Zveçan, përveç këshilltarëve do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit dhe deputetët e Listës Serbe.
Kosova Online raporton se, “në këtë seancë do të diskutohet për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë”, e cila do të jetë pjesërisht e hapur për publikun, dhe do të analizohen zhvillimet rreth reciprocitetit për targat dhe letërnjoftimet.
Kanë mbetur edhe 7 ditë deri në zbatimin e masës së reciprocitetit nga ana e Kosovës që ishte shtyrë për një muaj.