Një person është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij në Prishtinë, të martën pas mesnate, raporton Gazeta Enigma.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
“Raportohet se nga familjarët e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull shqiptar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.