Kryetari i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, ka vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Hagë.
Përmes një njoftimi në Facebook, ai ka thënë se Thaçi ishte plot shpresë dhe i bindur në fitorën e tij ndaj gjykimit të padrejtë të Hagës, njofton Klankosova.tv.
Lexoni të plotë postimin e Ballazhit:
Kohët e vështira krijojnë njerëz të fortë sepse këta njerëz marrin vendime të guximshme në kohë të vështira.
I tillë është edhe Presidenti Hashim Thaçi, i cili edhe pse aq i ri në moshë, vetëm në vitet e 20’ta të jetës së tij, ai bëhet figurë kyqe si në organizime të lëvizjeve studentore e gjithëpopullore, edhe në themelimin e UÇK-së dhe çlirimit, e më pas deri në shpallje të Pavarësisë dhe në krijimin e standarteve jetësore në Kosovë.
Të fortë e të palëkundur, ashtu si në kohërat e luftës, e gjeta sot në vendin ku po mbahet padrejtësisht. Dhe ashtu siç ishte plot shpresë e i bindur në fitoren e Kosovës gjatë luftës, të tillë e gjeta sot gjatë vizitës sime në Hagë, i cili ishte plot shpresë e i bindur në fitoren e tij ndaj gjykimit të padrejtë të Hagës, fitore kjo që do të jetë e gjithë Kosovës dhe shqiptarëve.
Krenar me ty, President!