Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka kritikuar Qeverinë për dështim në ekonomi dhe në energji, raporton Gazeta Enigma.
Tutje Tahiri ka theksuar se paratë për ringjalljen ekonomike sot po shpenzohen për krizën energjetike.
“Paratë për “ringjalljen ekonomike”, sot po shpenzohen për krizën energjetike. Dështim në ekonomi – dështim në energji”, thuhet në postimin e tij.