Drenica dhe Gjilani i kanë ndarë pikët duke barazuar me rezultat 0-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e tretë në Supërligën e Kosovës në futboll.
Pjesa e parë ishte më e barabartë duke treguar të dy skuadrat kujdes në fazën e mbrojtjes.
Në pjesën e dytë të dy skuadrat ishin më kërkuese por nuk arritën ta gjenin rrugën e golit.
Në fund të takimit Arbnor Muja i Gjilanit u ndëshkua me karton të kuq. Kurse disa minuta më vonë Armend Abazi i Drenicës u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Përparim Islamit.
Pas kësaj fitoreje Gjilani pozicionohet në vendin e parë me 10 pikë.
Kurse, Drenica ka grumbulluar vetëm një pikë.