Komisioni Ekzekutiv u themelua për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian

Komisioni Ekzekutiv u themelua për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje të rregullt, në të cilën ka miratuar njëzet e katër vendime, derisa kryeministri Kurti ka prezantuar nëntë vendimet më të rëndësishme të kësaj mbledhje.

E ndër vendimet më të rëndësishme që Kurti e ka listuar të parën është përgatitja për aplikim për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Themeluam Komisionin Ekzekutiv për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian, si mekanizëm ndër-institucional, përgjegjës për përgatitjen e aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka njoftuar Kurti në Facebook.

Ndër vendimet tjera është ndarja e mjeteve për tejkalimin e krizës energjetike.

“Ndamë 41 milionë euro të zotuara për mbështetjen e qytetarëve në tejkalimin e krizës energjetike, dhe gjysmë milion euro për Avokaturën Shtetërore”.

Ndër vendimet tjera janë edhe vazhdimi i ndihmës shtetërore për gazetaret nga Ukraina të strehuara në Kosovë.

“Në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, morëm vendim për vazhdimin e mbështetjes nga Qeveria, për qëndrimin e gazetarëve ukrainas në Republikën tone”.

“Në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, morëm vendim për vazhdimin e mbështetjes nga Qeveria, për qëndrimin e gazetarëve ukrainas në Republikën tone”.

“Për të forcuar zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës, miratuam udhëzimet administrative për Autoritetet përgjegjëse për realizimin e të drejtave të fëmijës; dhe Këshillin për të drejtat e fëmijës”.

“Me Koncept Dokumentin për Art dhe Kulturë, po vendosim themele të qëndrueshme për zhvillim të pandalshëm të fuqisë kreative të vendit tone”.

“Miratuam pesë projektligje për marrëveshje financiare dhe dy projekt-rregullore”.

“Morëm vendime për shpronësim për interes publik të disa pronave dhe shpallem me interes të veçantë publik disa të tjera, të nevojshme për realizimin e projekteve infrastrukturore”.

“Aprovuam nismën për lidhjen e marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale të infermierëve, mamive, farmacistëve dhe veterinerëve në nivel të vendeve anëtare të Këshillit për Bashkëpunimin Regjional, brenda kornizës së Procesit të Berlinit”, ka shkruar Kurti.

Related Articles