Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka njoftuar për diskutimin që ka pasur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esvobar.
Lajcak përmes një cicërime në Twitter tha se në këtë takim u diskutua rëndësia e shmangies së çdo tensioni të ri në veri të Kosovës.
“Fillova sot misionin tim të përbashkët me DAS Escobar në Kosovë me një diskutim thelbësor me Presidentin @VjosaOsmaniPRKS . Ne folëm për rëndësinë e shmangies së çdo tensioni të ri në veri të Kosovës”, shkroi Lajcak.
Kujtojmë se në dy ditët e fundit, Escobar dhe Lajcak janë duke mbajtur takime me krerët e shtetit si dhe me liderët e opozitës.