Skifterat i shpallin “Non Grate” Alban Shalën dhe Vigan Ibërdemajn të cilët e “masakruan” Gjilanin duke mos i akorduar dy penallti

Skifterat i shpallin “Non Grate” Alban Shalën dhe Vigan Ibërdemajn të cilët e “masakruan” Gjilanin duke mos i akorduar dy penallti

Në kuadër të javës së tretë në Superligën e Kosovës, SC Gjilani dhe KF Drenica kanë luajtur baras, pa gola.

Kjo ndeshje u shoqëruar me tensione të shumta pasi që përsëri gjyqtarët ishin protagonist me vendimet e tyre, raporton Gazeta Enigma.

Mysafirët e Gjilanit në këtë ballafaqim janë ankuar zëshëm duke pretenduar në dy penallti të padhëna.

Gjyqtari kryesor në këtë ndeshje ka qenë Alban Shala i cili nuk e drejtoi gishtin drejt pikës së penalltisë në dy raste, ashtu siç bëri në momentin e parë kur penalltia u kërkua nga Drenica, por që u anulua pasi u shikua në VAR.

Në dy raste kur “kuqebardhët” pretendojnë se ishte penallti, edhe Shala, por edhe gjyqtari kryesor në VAR, Vigan Ibërdemaj, heshtën!

Pas kësaj ‘masakre’ që ju bë skuadrës së Gjilanit kanë reaguar edhe tifozët e klubit “Skifterat” të cilët i kanë shpallur “Non Grata” në qytetin e Gjilanit dy gjyqtarët.

Gjithashtu tifozët i kanë bërë thirrje edhe kryetarit të gjyqtarëve Përparim Hasanin që të reagoj urgjenitisht ndaj këtyre gjyqtarëve dhe të mos i lejoj asnjëherë delegimin e tyre ne ndeshjet e Gjilanit.

Më poshtë e gjeni reagimin e “Skifterave”: /GAZETA ENIGMA/   

Related Articles