Ka përfunduar pjesa e parë mes Ballkanit dhe Shkupit me rezultatin e barabartë, 0-0, raporton Gazeta Enigma.
Skuadra vendase në pjesë të parë ishte më kërkuese se shkupjanët duke rrezikuar seriozisht portën disa here.
Skuadra nga Suhareka është duke luajtur me një lojtar më shumë në fushë që nga minuta e 2-të e ndeshjes, pasi që qendërmbrojtësi Abdullahu u ndëshkruan me karton të kuq pas një ndërhyrje ndaj Albion Rrahmanit.
Të kujtojmë se Ballkani e ka fituar ndeshjen e parë dhe ky rezultat 0:0 e kualifikon në fazën e Grupeve në Ligën e Konferencës.
/Gazeta Enigma/