188 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Kosovë për 24 orë ku janë shëruar më shumë se dyfishi i të infektuarve, 483.
Gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 45 persona, ndërsa numri total i dozave të administruara është 1 milion e 835 mijë e 455 persona, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndërsa në vend vazhdojnë të mbesin edhe 2 mijë e 254 raste aktive me koronavirus.