Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar edhe njëherë që Serbia t’i hap arkivat për të zhdukurit me dhunë në luftën e fundit në Kosovë.
Kurti ka thënë se institucionet e vendit në bashkëpunim më bashkësinë ndërkombëtare duhet të shtojnë sa më shumë presionin ndaj Serbisë.
“Në Beograd duhet të hapen arkivat që të merret vesh e vërteta për më të dashurit tanë. Në të njëjtën kohë edhe prokuroria tek ne duhet te jetë shumë më aktive, gjyqësori shumë më efikas sepse deri tek e vërteta arrihet edhe nëpërmjet drejtësisë, nëpërmjet kërkimit të përgjegjësisë prej atyre të cilët i vranë”, ka thënë Kurti.
Në fund Kurti ka bërë thirrje që të japin informacione të gjithë qytetarët të cilët kanë për ndonjë rast.