Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se gjëja e fundit që kanë nevojë mësimdhënësit në mesin e një krize ekonomike, është ndalja e pagave të tyre.
Vendimin e qeverisë së Kosovës për të mos ekzekutuar pagat e gushtit për punëtorët e sektorit publik, Abdixhiku e ka quajtuar shantazh jodemokratik dhe akt të shëmtuar.
“Gjëja e fundit që familjet e mësimdhënësve e zyrtarëve publik kanë nevojë sot, është ndalesa e pagave të tyre – burimit të vetëm të mbijetesës. Në inflacion rekord, në krizë të paprecedentë terri veror, në investime kapitale minimale – ky shantazh jodemokratik është akt i shëmtuar politik”, thuhet në reagimin e tij.
“E ftoj Qeverinë për dialog në vend të arrogancës. Mësimdhënësit e zyrtarët shtetëror janë njerëzit tanë. Familjet e tyre janë qytetarë tanë. Politika bëhet për ta. Shpërputhja e pushtetit me kërkesa qytetare – në këtë masë – nuk do të durojë gjatë”, ka shkruar ai në fund.